Zbulohet traktati franko-gjerman/ Serbia do të pranojë ekzistencën e Kosovës, pa e njohur zyrtarisht
Serbia do ta pranojë ekzistencën e Kosovës pa e njohur zyrtarisht. Ky është thelbi i traktatit franko-gjerman për një kornizë të re dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Euractiv” publikoi draftin me 9 pika, ndërsa Brukseli zyrtar njoftoi se po shqyrton përgjigjet nga Kurti dhe Vuçiç.
Serbia do të pranonte ekzistencën e Kosovës, edhe pa e njohur zyrtarisht.
Në vend të njohjes dhe afateve të përcaktuara, traktati franko-gjerman për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi, fokusohet në normalizimin e marrëdhënieve me synimin për një të ardhme të përbashkët evropiane.
Elementi më thelbësor është shkëmbimi i misioneve të përhershme, të ngjashme me ambasadat, por në një nivel më të ulët.
Drafti zbulon edhe mungesën e sinergjisë midis dy palëve për zgjidhjen e çështjes.
Euroaktiv zbulon 9 pikat thelbesore te ketij drafti, në baze të të cilit dy vendet zhvillojnë marrëdhënie të fqinjësisë së mire bazuar në të drejta të barabarta.
Traktati europian sugjeron se dy vendet vazhdojnë me respektimin reciprok të juridiksionit të secilës pale.
Parashikohet që të shkëmbejnë Misionet e Përhershme, që do të vendosen në selinë e qeverisë përkatëse.
Që nga shtatori, ka pasur spekulime per këtë draft te ri të hartuar nga të dërguarit e sapoemëruar të presidentit Macron dhe kancelarit Shols.
Zyrtarët në Beograd dhe Prishtinë e kanë konfirmuar ekzistencën e propozimit për një marrëveshje për statusin përfundimtar të Kosovës.
Deri tani nuk ka një dakordësi dypalëshe për përmbajtjen e dokumentit.
Bashkimi Evropian bëri të ditur të mërkurën se ka pranuar përgjigjet e Kosovës dhe Serbisë rreth propozimit.
Zëdhënësi, Peter Stano, ka thënë se BE tashmë është duke i shqyrtuar qëndrimet.
Perëndimi po bën presion që marrëveshja të nënshkruhet para fundit të vitit.
