Zëvendësguvernatori i Khersonit, i vendosur nga Rusia vdes në një aksident automobilistik

Zëvendësguvernatori i Khersonit, i vendosur nga Rusia, Kirill Stremousov, ka vdekur në një aksident automobilistik, thonë zyrtarët lokalë dhe mediat.

Stremousov, 45 vjeç, u emërua në detyrën e tij dy muaj pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ai ishte një nga ithtarët më të shquar të pushtimit rus dhe u bë i njohur për deklaratat agresive në rrjetet sociale.

Ai kërkohej për tradhti nga policia ukrainase.

Guvernatori i emëruar nga Rusia i Khersonit, Vladimir Saldo tha se zëvendësi ka vdekur, por zyrtarët ukrainas kanë shprehur skepticizëm në lidhje me raportet, të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Saldo shtoi se zyrtari i vdekur kishte lënë pas pesë fëmijë dhe një tjetër pritet të vijë në jetë./BBC/