Operacioni "Albania" në Amerikën Latine, 444 kg kokainë hidhet nga avioni, me destinacion Europën

Në një operacion të koduar "Albania" në Uruguaji, policia ka kapur 444 kg kokainë e cila u hodh nga një avion dhe u ngarkua në një kamion me dru.

Për këtë u arrestuan tre persona.

Kokaina që u kap në Tacuarembo kishte logon e "YouTube" me fjalë të shkruara në arabisht.

Një metodë e tillë përdoret nga organizata kriminale për të garantuar cilësinë e produktit tek marrësi, shkruan media e huaj.

Edhe pse Ministria e Brendshme është ende duke studiuar origjinën e kësaj droge, bëhet e ditur se bëhet fjalë për një sasi kokaine që do të dërgohej në Evropë.

Zëvendësministri i Ministrisë së Brendshme, Guillermo Maciel, siguroi se 444 kilogramët kishin një kosto në tregun evropian "më shumë se 15 milionë dollarë". Sasia merr parasysh çmimin e një kilogrami të kësaj lënde jashtë vendit, por aq më tepër cilësinë e saj.

“Që të keni një këndvështrim të qartë për rëndësinë e kësaj sekuestroje, ne po flasim për faktin se në tregun uruguajan, nëse kjo drogë do të lihej këtu, do të shkonte deri në  3.5 milionë dollarë. Nëse do të ndahej në doza në tregun kombëtar, do të arrinte 7 milionë dollarë. Dhe e njëjta lëndë narkotike në Europë do të arritnte në 15 milionë dollarë," tha ai.

"Ka gjasa që nuk do të qëndronte këtu sepse është kokainë e cilësisë së mirë, kështu që përgjithësisht del jashtë vendit”, vijoi më tej.

Sekuestrimi përfaqësoi një "rekord" për departamentin e Tacuarembo, sipas shefit të policisë, John Saravia, i cili theksoi arrestimin e të përfshirëve në të njëjtën linjë.

Të premten e kaluar në orën 10:00 të mëngjesit, Selia e Policisë së Tacuarembó u njoftua për një avion që, pasi kishte fluturuar mbi një fushë, në qytetin e Paso de la Laguna, kishte lëshuar pako nga ajri. Informacioni u dha nga ekipi i Sigurisë Rurale të departamentit.

“Përballë kësaj situate, (trupat) mblodhën informacion nga automjetet që mund të kishin parë momentin kur ishte hedhur droga," thuhet në njoftimin e ministrisë.

Gjatë kësaj procedure policia u njoftua se ishte përfshirë një kamion. I pari që u kap ishte një kamion me dru zjarri. Sipas burimeve policore, kamioni ishte nisur drejt një dyqani druri në La Paz, Canelones dhe pasi u ndalua, shoferit iu kërkua të tregonte ngarkesën, ku u gjet dhe kokaina.një furgon në Rrugën 5, drejtuesi me rekorde kriminale.

Nga ana tjetër, në lokalin rural ku u pa avioni, u gjet edhe një 20-vjeçar, i cili tashmë ishte nën hetim për drogë. Ai u dënua me 16 muaj burg për dhënien e ndihmës në trafikun e drogës.

Dy të tjerët janë dënuar me nga 120 ditë burg, raporton elpais.com.

Operacioni "Albania" në Amerikën Latine, 444 kg kokainë