OBSH: Të paktën 15,000 njerëz vdiqën nga nxehtësia në 2022 në Evropë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2022, 22:10
Të paktën 15,000 njerëz vdiqën në Evropë nga shkaqe të lidhura drejtpërdrejt me nxehtësinë në vitin 2022.
Kjo është bërë e ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Vlerësimi ende jo i plotë i publikuar sot nga OBSH përfshin 4,500 vdekje në Gjermani, pothuajse 4,000 në Spanjë, mbi 3,200 në Britaninë e Madhe dhe një mijë në Portugali.
Numri "pritet të rritet, pasi disa vende kanë raportuar vdekje të tepërta të lidhura me nxehtësinë", veçanërisht verën e kaluar, tha drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge
