Nuk ka parë pyll dhe as makinë, lirohet 8-vjeçarja që u mbajt mbyllur në shtëpi që kur ishte foshnje
Zbulim i pazakontë në Gjermani. Një vajzë 8 vjeçare ka mundur të shohë më në fund dritën e diellit pasi ishte mbajtur mbyllur në një shtëpi përgjatë gjithë jetës së saj nga nëna dhe gjyshërit e saj.
"Maria" u mbyll para se të mbushte një vjeç në shtëpinë e gjyshërve të saj në Attenborn, në pjesën perëndimore të vendit, pranë Këlnit.
Mjekët që e ekzaminuan pas lirimit të saj më 23 shtator nuk gjetën shenja abuzimi fizik ose kequshqyerjeje.
Vajza po fliste dhe po ecte, por nuk mund të ngjiste shkallët apo të kapërcejë vetë gungat në tokë.
Vajza e vogël, siç raportojnë mediat, nuk kishte qenë kurrë në një pyll dhe nuk kishte hipur kurrë në një makinë.
Nuk është e qartë pse familja e saj e mbajti vajzën të mbyllur.
Babai i saj, i cili kishte divorcuar nënën e vajzës kur ajo lindi, tha se gjeti një shënim në makinën e tij prej saj ku i thoshte se po transferohej bashkë me foshnjen (në atë kohë gjashtë muajshe) në Itali.
Burri kishte raportuar në vitin 2015 se nëna dhe foshnja ishin në Attenbourn dhe jo në Itali siç i kishin thënë, por autoritetet nuk e hetuan më tej çështjen.
Vetëm këtë verë ata u përfshinë sërish, pasi fqinjët raportuan se një vajzë e vogël ishte mbyllur në një shtëpi.
Kur edhe Italia raportoi se nëna dhe fëmija nuk kanë jetuar kurrë në vend, u krye një hetim me urdhër të gjykatës.
Nëna mund të dënohet deri në 10 vjet burg për neglizhencë dhe burgosje të të miturit.
