Kotelja lozonjare nuk është as mashkull, as femër sepse nuk ka organe seksuale

Hope, një kotele lozonjare e pastrehë është zbuluar se nuk është as mashkull as femër, sepse nuk ka organe seksuale, në një rast të parë, të vërejtur nga veterinerët në një organizatë bamirësie për kafshët.
Fillimisht Hope mendohej se ishte një mace femër kur u pranua në qendrën e shpëtimit të Cats Protection në Warrington, por veterinerët nuk gjetën organe të jashtme seksuale.
Veterinerët thanë se kanë parë mace hermafrodite, me organe seksuale mashkullore dhe femërore, edhe pse ato janë shumë të rralla, por Hope nuk ka organe seksuale.
Oficerja e lartë veterinare e Cats Protection, Fiona Brockbank tha: “Kemi kryer një procedurë për të kërkuar organet seksuale, por nuk ka asgjë të dukshme brenda apo jashtë. Ekziston një mundësi e jashtme që disa inde vezore të fshihen nga brenda, por ne mendojmë se kjo është jashtëzakonisht e pamundur.”
Brockbank tha: Kjo nuk është diçka që e kemi hasur më parë në Cats Protection.

