Kërkohej varri i Kleopatrës, zbulohet tuneli 1300 m i gjatë në Egjipt
Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikitetit ka njoftuar zbulimin e pabesueshëm të një tuneli në një shkëmb, thellë nën tokë, në zonën e Tempullit Taposiris Magna, në perëndim të Aleksandrisë në Egjipt.
Tuneli masiv, i cili është përshkruar si një "mrekulli gjeometrike" shtrihet në mbi 1,300 metra gjatësi.
Zona ka qenë nën hetim në kërkimin e varrit të humbur prej kohësh të Mbretëreshës Kleopatra.
Tuneli u zbulua 13 metra nën tokë nga misioni arkeologjik egjiptian dominikan i Universitetit të San Domingos, i kryesuar nga Dr. Kathleen Martinez.
Gjatë gërmimeve dhe vëzhgimeve arkeologjike të tunelit u gjetën një sërë enësh dhe vazosh qeramike nën sedimentin e baltës, si dhe një bllok drejtkëndor guri gëlqeror.
Pranë tempullit u gjetën edhe dy koka prej alabastri, njëra prej të cilave i përket periudhës Ptolemeike.
Një pjesë e tunelit u zbulua se ishte zhytur nën ujë dhe kjo mbështet teorinë se themelet e Tempullit Taposiris Magna janë gjithashtu nën ujë.
