I është dhënë dënimi me vdekje para 24 vitesh, 59-vjeçari i shpëton për herë të 7-të ekzekutimit

Një burrë që ka qenë në pritje të vdekjes për gati 25 vjet i është dhënë një tjetër afat, i shtati në total.

Richard Glossip-it i është shtyrë data e ekzekutimit në shkurt të vitit të ardhshëm, në mënyrë që një gjykatë apeli të mund ta konsiderojë kërkesën e tij si të pafajshme.

Glossip u shpall fajtor për vrasjen e ish-shefit të tij të hotelit, Barry Van Treese dhe iu dha dënimi me vdekje pasi i dha para personit të mirëmbajtjes së hotelit, Justin Sneed, për ta vrarë atë.

Tani, Guvernatori i Oklahomas , Kevin Stitt, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që shtyn ekzekutimin, i cili do të bëhej më 21 nëntor.

Në vitin 1997, Glossip u dënua me vdekje për rolin e tij në vrasjen e vitit 1997 dhe Prokurori i Përgjithshëm John O'Connor ishte i bindur për fajin e tij.

 “Pas 25 vitesh, drejtësia është ende në pritje për Barry Van Treese dhe familjen e tij. Van Treese ishte në një dhomë të hotelit që zotëronte kur u vra brutalisht me një shkop bejsbolli nga Justin Sneed, një individ që Richard Glossip e punësoi në motel për të kryer vrasjen. Dy juri të ndryshme e gjetën Glossip-in fajtor për vrasje me pagesë."

Familja e Van Treese nuk e ka komentuar lajmin në lidhje me vendimin e Stitt.

Glossip ka protestuar për pafajësinë e tij për vite me radhë , pasi i ka kërkuar Gjykatës së Apelit të Oklahomas që të sjellë një seancë të re të provave pas publikimit të gjetjeve të një hetimi të pavarur.