Nisma: Të ndalohen fjalë sallam, proshutë dhe biftek për të përshkruar ushqimet vegane

Vetëm disa ditë pas festimit të Ditës Botërore të Veganëve më 1 Nëntor, fermerët dhe ekspertët po argumentojnë se fjalët si 'proshutë', 'sallam' dhe 'biftek' duhet të ndalohen në lidhje me ushqimet që nuk përmbajnë produkte shtazore.

"Pepper-no-ni" dhe "topat pa mish" janë vetëm disa shembuj se si prodhuesit e ushqimit përpiqen të kujdesen për klientët veganë, duke i lejuar ata të njohin produktin qw ngjan si mish, por nuk whstw mish.

Raftet e supermarketeve tani janë të mbushura me një gamë të tërë alternativash vegane, por ekspertët e shitjes me pakicë, fermerët dhe kasapët janë ndër ata që argumentojnë se nuk duhet të paketohen me fjalë që zakonisht lidhen me produktet e mishit.

Profesor Joshua Bamfield, drejtor i Qendrës për Kërkime me Pakicë, shprehu besimin se duhet të ketë një rregull të ri që thotë se produktet vegane nuk mund të quhen salçiçe, biftekë ose proshutë.

Franca ka vendosur të prezantojë një ndalim për terma të tillë si 'salçiçe' dhe 'biftek' për të përshkruar alternativat e mishit me bazë bimore, megjithëse gjykata më e lartë e vendit e anuloi përkohësisht ndalimin në fund të korrikut.

Bamfield tha se argumenti i tij nuk ishte kundër njerëzve që hanë ushqim vegan', por shpjegoi se ideja që mund ta quash një produkt si të duash, pavarësisht se çfarë ka brenda, bie ndesh me ligjet e etiketimit.

 “Të quash diçka ‘sallam vegjetal’ është një taktikë shitjeje pasi prodhuesi mendon se do të shesë më shumë sesa nëse quhet ‘shkopi vegan’.”