Qeveria gjermane: Ukraina do të vendosë se kur do të fillojë bisedimet e paqes me Rusinë

Një zëdhënës i qeverisë gjermane ka thënë se i takon Ukrainës të vendosë se kur do të zhvillohen bisedimet e paqes me Rusinë, duke shtuar se Moska gjithashtu ka hezituar të marrë pjesë në to.

Deklarata erdhi pasi Washington Post raportoi se Shtetet e Bashkuara po e inkurajojnë privatisht Ukrainën që të sinjalizojë se është e hapur për bisedime me Rusinë.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përjashtuar mundësinë e negociatave me Moskën përsa kohë presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet.