Kamioni përplaset me autobusin dhe merr flakë, 7 persona humbën jetën e 11 të tjerë u plagosën në Turqinë lindore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2022, 16:29
Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën kur një kamion u përplas me një autobus pasagjerësh në provincën lindore Agri të Turqisë ditën e sotme (7 nëntor 2022).
“Shtatë qytetarë tanë kanë vdekur pasi një autobus u përplas me një kamion dhe mori flakë”, tha presidenti turk Tajip Erdogan.
Nga vendi i ngjarjes doli tym i zi i rëndë dhe raportet e mediave lokale thanë se pasagjerët kishin pësuar djegie të rënda.
“Një numër i madh ekipesh janë dërguar në vendin e aksidentit dhe përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë”, tha ministria e brendshme në një deklaratë.
Provinca Agri ndodhet në kufijtë e Turqisë me Armeninë dhe Iranin.
