Sulmuesi i Sri Lankës arrestohet për sulm seksual.
Sulmuesi i skuadrës së kriketit të Sri Lankës, Danushka Gunathilaka, është akuzuar në lidhje me një sulm seksual gjatë Kupës së Botës T20 në Australi.
Ai është akuzuar në katër raste për marrëdhënie seksuale pa pëlqim dhe i është mohuar lirimi me kusht në një gjykatë të Sidneit.
Gunathilaka, 31 vjeç, u arrestua pak para orës 01:00 me orën lokale, mëngjesin e së dielës në hotelin e ekipit.
Dyshohet se ai ka sulmuar seksualisht një grua 29-vjeçare të mërkurën, më 2 nëntor.
Arrestimi erdhi disa orë pas ndeshjes së fundit të Sri Lankës në Kupën e Botës.
Gunathilaka u përjashtua nga turneu për shkak të lëndimit më 20 tetor, por kishte qëndruar me skuadrën në Australi.
Policia e Uellsit të Ri Jugor tha se ai u takua me gruan pasi kishte komunikuar për disa ditë në një aplikacion takimesh, raporton BBC.
Sri Lanka Cricket në një deklaratë tha: "Sri Lanka Cricket konfirmon se ishte njoftuar nga ICC [Këshilli Ndërkombëtar i Kriketit] se lojtari Danushka Gunathilaka është arrestuar me akuzat për sulm seksual ndaj një gruaje në Sydney dhe z. Gunathilaka do të paraqitet në gjykatë më 7 nëntor."
"SLC do të monitorojë nga afër procedurat në gjykatë dhe, në konsultim me ICC, do të fillojë me shpejtësi një hetim të plotë për këtë çështje dhe do të ndërmarrë veprime të rrepta kundër lojtarit nëse shpallet fajtor." – shprehen zyrtarët e klubit.
