Gjonaj në Asamble: Do të punoj për shqiptarët
Mark Gjonaj, shqiptari i parë i Asamblesë së kryeqytetit amerikan ka falenderuar të gjithë shqiptarët për fitoren e tij në zgjedhjet lokale të New Yorkut. Shqiptarët e New Yorkut u treguan shumë të organizuar në procesin e votimit duke bërë të mundur fitoren e Gjonaj, kundër kandidates Naomi Rivera."S'ka fjalë që mund të shpreh këtë gëzim që e kam sot, s'ka fjalë që mund të gjej për tia shpërblyer atyre shqiptarëve që prej ditës së parë, jo vetëm që e kanë dhënë kohën e tyre, e kanë punuar me zemër e me dëshirë, por me të gjitha mundësitë që i kanë pasur. Unë sonte jam krenar dhe ua kam borxh atyre , jo vetëm për ndihmën e tyre, por për mbështetjen që e kanë dhënë edhe bazën që e kanë krijuar për mua që unë të eci përpara".Sa i përket planeve të tij pas marrjes së detyrës Gjonaj premton se do të punojë shumë për komunitetin shqiptar që jetojnë në këtë qytet amerikan."Planet e mia janë të thjeshta, do përvesh mëngët dhe do punoj fortë për komunitetin tonë, për të gjithë që jetojnë në lagjen e Brons-it dhe të gjithë që jetojnë në kryeqytetin e New Yorkut "tha ai.Gjonaj fitoi me rezultat 47.5 për qind kundrejt rivales së tij që kishte 44.4 për qind të votave.