“Ka mendjemadhësi te Kombëtarja”, gazetarja tregon prapaskenat: Asllani na anashkaloi ne për mediat italiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2022, 14:18
Edi Reja u shpreh në konferencën për shtyp se problemi i vetëm i Kombëtares është fakti se ndonjëherë shfaqin mendjemadhësi në lojë. Fraza e tij është komentuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV“.
Gazetarja Nazllaku ka pohuar se ka mendjemadhësi në sjelljen e lojtarëve të Kombëtares, teksa zbulon edhe një situatë të ndodhur me Kristjan Asllanin, që sipas saj ka anashkaluar mediat shqiptare për të folur për ato italiane.
“Ka lojtarë mendjemëdhenj në Kombëtare. Asllani na anashkaloi ne dhe iku te një media italiane. Mbaroi ndeshja e Shqipërisë dhe e morëm për intervistë. Por na anashkaloi ne dhe shkoi te media italiane. Nuk duhet të bënte”, është shprehur Vjosana Nazllaku.
