Kaltrina Zeneli kërcënohet pas publikimit të videos. Policia i ndalon daljen në " Jeto me orën"

Është kërcënuar Kaltrina Zeneli aktorja e cila bëri publike videon ku po dhunohej nëna e e Dëshmorit Taulant Nura.

Në emisionin “Jeto me Orën” ditën e sotme ishte llogaritur që të realizohej një lidhje skype me të.

Ajo do të ishte pjesë e emisionit në fillim të emsionit por lajmëroi se do të kishte një shtyrje për shkak se do ti duhej të jepte një deklaratë në polici.

Për shkak dhe të kërcënimeve që  Kaltrina është duke marrë gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, i kanë kërkuar që të ndalojë dhënien e intervistave për sigurinë e saj.

“Jo më fal, nuk guxoj me dhënë më intervista. Ma kanë ndaluar prej policisë. Jam akoma në stacion. Dhe prej tani nuk guxoj me dhënë më as edhe një intervistë. I kam të ndaluara për shkak të kërcënimeve që kam marrë.”, sqaron ajo për RTV Ora.

Videoja që Kaltrina Zeneli bëri publike i është dërguar në rrjetet sociale.

Të mërkurën pas publikimit të videos, Kosova u trondit nga pamjet e dhunës fizike që po i bënte një infermiere një gruaje të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, e dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhunë, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër.

Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

Ky vendim vjen pas një takimi urgjent që Oda e Infermierëve të Kosovës mbajti me prokurorinë dhe Këshillin Etik.