Scholz: Me Francën po i shtyjmë Kosovën dhe Serbinë drejt marrëveshjes
Kryeministri Edi Rama dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor janë pritur nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në kuadër të samitit rajonal të Procesit të Berlinit, i cili kishte stopuar për më shumë se dy vite.
Gjashtë shtetet anëtare kanë firmosur tre marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit dhe tregut të përbashkët rajonal.
E PAPRITUR/ Gerard Piqué tërhiqet nga futbolli i luajtur
3 Nëntor, 19:01
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i pyetur mbi arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë theksoi se po punohet intensivisht në këtë drejtim për të arritur zgjidhjen e konfliktit.
"Duhet arritur një marrëveshje, po bëjmë të pamundurën të arrijmë një gjë të tillë dhe shpresojmë që të dy qeveritë do ecin përpara dhe shpresojmë se do të shohim një rezultat pozitiv për këtë çështje."
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët deklaroi se do të miratohet një paketë me vlerë 1 miliard euro për të asistuar rajonin e Ballkanit Perëndimor përgjatë krizës enegjitike.
"Duhet të diversifikojmë burimet e energjisë, kemi kënaqësinë të deklarojmë se KE do të japë një paketë të konsiderueshme 500 mln euro, më e madhja në grante për 6 vendet e rajonit që do të mbështesin bizneset dhe familjet në nevojë dhe 500 mln euro të tjera do ti kushtohen investimeve në fushën e energjisë."
Ndërsa kryeministri Edi Rama u ndal sërish te çështja e emigrantëve ilegalë shqiptarë në Angli.
Sipas tij ky nuk është një problem i shqiptarëve por një problem mes Francës dhe Aglisë në kanalin e La Manshit.
"Në vend që të ndizej një narrativë e çmendur pushtuesish dhe gangsterësh, përfaqësuesit britanikë duhet të vijnë në Gjermani dhe të ndreqin problemet e veta. Nëse ka problem mes kanalit dhe Francës le të gjejnë një zgjidhje. Në jemi të lumtur të bashkëpunojmë por nuk do ta pranojmë këtë retorikë.Të flasësh për gangsterë tingëllon si një britmë nga një çmendinë."

