Vuçiç nuk shkoi në Berlin, thumbi i Kurtit: Mua nuk më mungoi, ndoshta dikujt tjetër
Serbia u përfaqësua në Samitin e Berlinit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç.
I pyetur për mungesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri Kurti tha se nuk i mungoi.
“Nuk është që na mungoi fort, dikujt ndoshta, por jo mua”, tha Kurti.
Duke folur para gazetarëve të Kosovës pas përfundimit të Samitit të Berlinit, Kurti një nga adresimet kryesore e pati për planin franko-gjerman dhe marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Së pari, jemi në rrugën e duhur për ta diskutuar kornizëm e marrëveshjes. Deri më tash është diskutuar për hapa të vegjël, momenti i ndryshimit ka qenë në Bruksel më 18 gusht. Aty për herë të parë temat aktuale kanë qenë pikë e dytë e rendit të ditës. Pika e parë ka qenë korniza e përgjithshme e dialogut. Si temë këtu vijnë propozimet dhe idetë, dhe të gjitha këto propozime që bazohen në vlera evropiane. Shprehi mirëkuptimin tim, dhe angazhimin tim konkret. Por kjo tregon që jemi në shtegun e duhur dhe kemi bazën e mirë, mirëpo ka shumë punë që të flitet për ndonjë farë përmbajtje përfundimtare. Është ende herët”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para gazetarëve të Kosovës pas përfundimit të Samitit të Berlinit.
Kurti një nga adresimet kryesore e pati për planin franko-gjerman dhe marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Kosovës deklaroi se është ende herët të diskutohet për detajet e marrëveshjes finale, por që tha se janë në rrugën e duhur,
“Së pari, jemi në rrugën e duhur për ta diskutuar kornizëm e marrëveshjes. Deri më tash është diskutuar për hapa të vegjël, momenti i ndryshimit ka qenë në Bruksel më 18 gusht. Aty për herë të parë temat aktuale kanë qenë pikë e dytë e rendit të ditës. Pika e parë ka qenë korniza e përgjithshme e dialogut. Si temë këtu vijnë propozimet dhe idetë, dhe të gjitha këto propozime që bazohen në vlera evropiane. Shprehi mirëkuptimin tim, dhe angazhimin tim konkret. Por kjo tregon që jemi në shtegun e duhur dhe kemi bazën e mirë, mirëpo ka shumë punë që të flitet për ndonjë farë përmbajtje përfundimtare. Është ende herët”, tha ai.
Kurti tha se nuk mund të jepin detaje, pasi aludoi se ka qenë kërkesë e ndërmjetsuesve që të ruhet konfidencialiteti.
“Së pari, opsionet, modelet, idetë të cilat po prezantohen kohëve të fundit, pa dyshim janë avancim, meqënse bëhet fjalë për nocione universale sic janë integriteti territorial, pavarësia dhe barazia. Kjo është shumë e mirë për marrëveshjen e ardhshme mes Kosovë e Serbisë, që për bindjen tonë duhet të jetë finale, ligjërisht e obligueshme, dhe patjetër ta ketë njohjen reciproke. Është herët të themi se çka do të përmbajë ajo në fund, por ka lëvizje të duhur nga të ashtuquajtura marrëveshje për zgjidhjen e problemeve të posaçme që shndërrohen në solucione sui genersis, me hollësi të panumërta, tek një marrëveshje e cila është e bazuar në vlerat evropiane”, deklaroi më tutje kryeministri i Kosovës.
“Qeveria e Kosovës nuk do të bëj asnëj marrëveshje që cenon integritetin territorial, pavarësinë, kushtetutshmërinë dhe zbatimin e ligjit. Dua të theksoj që sa herë që të na thërret Brukseli, Prishtina, Kosova, qeveria jonë është e gatshme, duam dialog parimor, simetrik, të bazuar në vlera evropiane”, tha ai.
Ai tha se pret që pas 21 nëntorit të mos ketë tensionim të situatës, por serbët të cilët nuk heqin dorë nga targat ilegale, të paguajnë gjoba.
“Për 21 nëntorin, është dita kur makinat që insistojnë të qarkullojnë me targat ilegale të Serbisë si miërmbajtje e regjimit të Millosheviqit, duhet të paguajnë gjoba. Deri në datën 21 nëntor nuk ka gjoba. Është periudhë 3-javore kur ka vërejtje, qortime. Pas datë 21 nëntor, do të ketë gjoba. Nuk kam interesim të gjobitet dikush, e as të konfiskoj automjete, por targat të kthehen në RKS. Këtu pengesa nuk është mosinformimi por terrori nga ana e Beogradit që iu bëhet serbëve që kërcënohen e sulmohen edhe me djegie të veturave, atëherë kur tregojnë gatishmëri për tu integruar në sistemin demokratik të Kosovës së pavarur”, theksoi kryeministri Kurti.
Shefi i ekzekutivit të Kosovës tha se kanë qenë në koordinim me Amerikën, por që sipas tij, vendimi i Qeverisë është për sundim të ligjit dhe sovran.
“Tash shtyrja 10-mujore nuk mund të jetë shtyrje, shtyrja mund të jetë 3 javë, një muaj, 2 muaj. Në këtë rast nuk kemi bërë shtyrje sepse jemi në të drejtën tonë. Në të njëjtën kohë kemi shprehur mirëkuptimin për brengat evropiane e amerikane lidhur me mundësitë e cenimit të paqes e sigurisë. Ne dëshirojmë të mos bëjmë kompromis për zbatimin e ligjit, edhe të mos e cenojmë paqen e sigurinë. Ka nisur zbatimi prej 1 nëntorit, nuk ka nisur konfiskimi i targave. Me SHBA-në jemi vazhdimisht në kontakt, nuk ka vendim që shkakton preokupim të paqes e sigurisë e për të cilin nuk i njoftojmë partnerët tanë. Nuk do të thotë se pajtohemi për secilin vendim, por qeveria e Kosovës është sovrane, nuk mund të thuhet që ka pasur kurrfarë shpërfillje të qeverisë sonë ndaj brengave evropiane”, tha ai.
Kryeministri foli edhe për konferencën e djeshme të komandantit të Policisë në Veri, i cili tha se nuk i zbatojnë urdhrat e Prishtinës.
