“Expuls” rikthehet në RTV Ora të dielave , Ronaldo Sharka zbulon emrin e të ftuarit të parë
Ronaldo Sharka do të rikthehet të dielën në orën 23:00 në RTV Ora me emisionin Expuls.
Në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora Sharka foli rreth rikthimit të tij me këtë emision, risive si dhe zbuloi personazhin e parë që do të ketë të ftuar.
Ronaldo Sharka: Më kishte marrë malli për këtë atmosferë pozitive. Dashuritë e vërteta nuk vdesin kurrë dhe kjo mes meje dhe Orës. Mua më shkrepet një ide në 2 të natës dhe e realizoj dhe kjo falë lirisë që kam pasur në këtë televizion. Në mbrëmje në darkë të dielën në orën 23:00 është Expulsi. Vijmë me ndryshimin e përzgjedhjes së personazheve. Intervistat që do të drejtohen, do të shihen personazhet në dimensione të panjohura më parë.
Si është të punosh për një program të tillë?
Ronaldo Sharka: Ajo që na bën të veçantë është origjinaliteti. E bukura është që kur njerëzit dalin nga studio e Expuls dalin të lumtur. Unë mundohem të jem korrekt me njerëzit që ftoj. Është bashkëpunim nga të dyja palët. Ka pasur raste politikanësh që janë mërzitur nga titujt. Ka pasur një rast të një këngëtareje të madhe që është mërzitur nga ajo që ka thënë vetë.
Të dielën çfarë do të shohim?
Ronaldo Sharka: Vij me një personazh pikant është Erjola Doçi që është e njohur për kremin 2 mijë euro, por që do ta shohim të përlotur në një dimension tjetër. Unë jam i emocionuar se faza e shkëputjes më ka bërë të kuptoj sa më kanë dashur njerëzit. Kudo që shkon të gjithë të pyesin kur do të fillojë Expuls. Jam i lumtur që programi rikthehet në vitin e tij të tretë.
“Ndonjëherë duhet të shkëputesh që të kuptosh sa e do një gjë. E dua shumë Orën, akrepat e orës. Jam gati për të nisur një sezon televiziv. “, tha ai.
