Ibrahimovic nuk kursehet ndaj Ligue 1 dhe “thumbon” Francën
Zlatan Ibrahimovic nuk është më pjesë e Ligue 1 prej shumë vitesh por ai vazhdon të “thumbojë” në distancë duke lënë të kuptohet se aventura e tij të PSG ka rezultuar një nga më të këqijat e karrierës së suksesshme. Sipas suedezit, futbolli francez është i një niveli vërtet shumë të ulët.
“Që kur u largova unë nga Franca aty nuk ka më asgjë interesante për të cilën të flitet. Franca ka nevojë për mua dhe unë kam nevojë për Francën, sepse pavarësisht se ata kanë Messi, Mbappe dhe Neymar, kjo nuk mjafton”.
Shumë i qartë është në qëndrimin e tij shtatlarti i Milanit, ende në fazë rikuperimi por edhe reflektimi pasi këto janë javë vendimtare për të marrë një vendim nëse do ta vazhdojë karrierën edhe pas një dëmtimi kaq të rëndë tashmë në moshën 41-vjeçare?
