Delvina "shuplakë" nga Disiplina për dhunën ndaj gjyqtarit, Vllaznia mjaftohet me gjobë

Humbjen e ndeshjes në tavolinë 3-0 dhe pjesën e mbetur të sezonit duhet ta luajë në fushë asnjëanëse pa tifozë. Ky është dënimi ekzemplar i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF ndaj Klubit të Futbollit Delvina për ngjarjet e dhumshme në ndeshjen kundër Akademisë Elbasani ku gjyqtari i ndeshjes u godit me sende të forta duke përfunduar në spital. 

Gjyqtari i ndeshjes, Xhulio Agolli nuk akordoi një 11-metërsh të kërkuar nga skuadra e Delvinës në minutën e 48 të takimit dhe gjatë kontestimit të vendasve, ndaj tij u hodhën sende të forta duke e plagosur në kokë. Ndeshja u ndërpre përdundimisht në minutën e 50 për të mos përfunduar më.

Ndërkohë, Vllaznia është gjobitur me 100 mijë lekë për sjelljen agresive të tifozëve ndaj gjyqtares Emanuela Rusta pas 11-metërshit që ajo akordoi për llogari të Erzenit në fundin e ndeshjes së Shkodrës.