Greqi: Vëlla e motër denoncojnë prindërit e tyre për përdhunim
Dy fëmijët denoncojnë babain e tyre për përdhunim dhe nënën për heshtjen e saj.
Vajza 22-vjeçare dhe vëllai i saj 17-vjeçar ankohen se babai i tyre i përdhunoi që në shkollën fillore.
Sipas denoncimit, babai jo vetëm që ka dhunuar fëmijët e tij, por dyshohet se i ka “promovuar” te miqtë e familjes, raportojnë mediat greke.
Dy fëmijët denoncojnë babanë e tyre për abuzim sistematik dhe nënën e tyre për mbulim. Nëna e tyre jo vetëm që e dinte, por ishte edhe dëshmitare okulare e përdhunimeve. Një mësuese e fëmijëve e kuptoi se diçka nuk shkonte dhe prej andej filluan zbulimet.
Çështja pritet të shkojë menjëherë në gjykatë, ku prindërit e dy fëmijëve do të përballen me drejtësinë. Policia ka nisur hetimet për rastin që nga viti 2018 pas denoncimit që u bë ndaj babait. Vëlla e motër reaguan me një padi edhe ndaj nënës, të cilën e akuzojnë për mbulim, duke dashur të zbardhin çështjen.
