Mbytet anija me 68 emigrantë në Greqi, 59 të zhdukur (VIDEO)

Erërat e fuqishme kanë shkaktuar mbytjen e një gomoneje e cila vinte nga Turqia në Detin Egje. Autoritetet greke bëjnë me dije se të paktën 59 persona janë mbytur ndërsa 9 kanë shpëtuar.

Të paktën 59 persona të cilët udhëtonin me një gomone nëpër Detin Egje dyshohet se janë mbytur në afërsi të ishullit të dytë më të madh grek, Evia.

Autoritetet helene kanë bërë të mundur shpëtimin e 9 prej tyre pasi u lajmëruan për ndihmë nga bordi i gomones.

Shkak për fundosjen e mjetit lundrues në Ngushticën e Kafireos janë bërë erërat e forta që sipas Rojës Bregdetare Helene kanë arritur deri në 90km/orë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Roja Bregdetare në një njoftim për shtyp në lidhje me ngjarjen thotë se 9 pasagjerët e shpëtuar të cilët ishin me kombësi afgane, iraniane dhe egjiptiane ishin pa jelekë shpëtimi.

Autoritetet bëjnë me dije se operacioni i shpëtimit u bë në kushte të vështira të motit pasi erërat arrinin nga 64 deri në 90 km/orë në disa zona.

Personat në varkë kishin njoftuar autoritetet greke përmes 112, por pa dhënë vendndodhjen e saktë të varkës.

Gomonia u fundos në juglindje të ishullit shkëmbor Evia.

Hetimet për ngjarjen dhe për kërkimin e të zhdukurve vijojnë.