Nis sot zbatimi i masave për targat ilegale në Kosovë

Nga kjo e martë për të gjithë qytetarët serbë të Kosovës që drejtojnë vetura me targat ilegale do të shqiptohet masa e qortimit, fazë kjo që do të zgjasë deri më 21 nëntor, dhe më pas do vazhdohet me aplikimin e gjobave prej 150 eurove.

Megjithatë, as kjo nuk i nxit serbët e Mitrovicës së Veriut të konvertojnë targat e automjeteve të tyre.

Ndërkohë, këto gjoba që do të fillojnë të aplikohen pas tre javësh pritet të nxisin edhe protesta në vend.

Nisur nga kjo, një patrullë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës është vendosur mbi urën mes Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore. Pjesëtarët e Njësisë Speciale po kontrollojnë çdo automjet që del dhe futet në Lagjen e Boshnjakëve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Besohet se në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, qarkullojmë afër 10.000 targa të lëshuara nga Serbia, me akronime për qytetet e Kosovës sikurse PZ, PR, KM e të ngjashme. Q

ë prej dy muajsh kur ka filluar procesi i ndërrimit të targave, vetëm 23 drejtues të automjeteve i kanë kthyer ato në targa të Republikës së Kosovës. Ministri e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë t’i konvertojnë targat para datës 31 mars, kur procedura do të jetë me lehtësira dhe pa taksa.

Të gjithë ata që do të konvertojnë targat pas datës 31 mars e deri më 21 prill do të detyrohen të paguajnë taksën doganore, taksën administrative, tarifën për targën dhe tarifën për certifikatën e regjistrimit të automjetit.

Për një vendim të tillë janë shprehur të zhgënjyer nga Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Por Qeveria e Kosovës është dorëzuar para kërkesave të ndërkombëtarëve dhe ka shtyrë afatin për konvertimin e targave deri më 21 prill.

Vendimi për targat, fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por ishte shtyrë për një muaj, pasi serbët lokalë e kundërshtuan atë dhe ngritën barrikada në veri të Kosovës