Zyrtari serb e gjen "tradhtarin" në Serbi, reagime të ashpra ndaj karikaturës për targat

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka sulmuar gazetën serbe "Danas" për karikaturën me të cilën e ka pasqyruar konfliktin mes dy shteteve për targat.

Mediat e Kurtit në Prishtinë do ta kishin zili një ballinë kaq të turpshme! Përderisa Aleksandar Vuçiç lufton për të mbrojtur popullin tonë, dhe serbët në Kosovë shqetësohen se çfarë do të sjellë mëngjesi, targat  për "Danas" janë objekt talljeje! Nuk është për t'u habitur nga media, politika editoriale e të cilave është në linjë me Kurtin" - ka shkruar Petkoviç në Twitter.

Ai po ashtu ka habitur sesi redaktorët e "Danas" nuk kanë menduar t’i vendosin targat e Kurtit në ballinë.

"Në ditën kur Prishtina kërkon të heqë targat KM, "Danas" shan serbët në Kosovë, për të cilët ato targa nënkuptojnë liri!Aleksandar Vuçiç i mban në zemër serbët në Kosovë dhe Metohi ndërsa "Danas" e pamë se ku" -përfundoi Petkoviç.