3.2 miliardë euro për 2023-in, Kurti prezanton prioritet e qeverisë së Kosovës gjatë vitit të ardhshëm
Qeveria e Kosovës në projektbuxhetin e saj për vitin e ardhshëm ka parashikuar shtimin e fondeve sigurinë dhe mbrojtjen. Kryeministri Albin Kurti thotë se qeveria e tij ka parashikuar dhe rritje të buxhetit për infrastrukturën shëndetësore.
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2023 që pritet të jetë rreth 3 miliardë e 212 milionë euro.
Vetë kryeministri Albin Kurti teksa prezantoi prioritetet e qeverisë që ai drejton, thekson se buxheti për shëndetësinë për vitin e ardhshëm do të jetë 296 milionë euro, nga të cilat 60 milionë euro janë vënë në dispozicion për blerje të barnave për institucionet shëndetësore.
Po ashtu Kurti thotë se qeveria e tij ka parashikuar dhe rritje të buxhetit për infrastrukturën shëndetësore
Po ashtu një tjetër prioritet është zhvillimi i hershëm i fëmijëve, ku qeveria parashikon ndërtime çerdhesh dhe rritje të kapaciteteve njerëzore.
Në Bujqësi mbështetja për bujqit kosovarë arrin në vlerën e 87 milionë eurove. Me mbështetjen nga fondet e jashtme, presim ta tejkalojmë vlerën 100 milionë euro, thotë Kurti.
Sa I përket Sigurisë dhe mbrojtjes, kryeministri Kurti thotë se qeveria ka shtuar mbështetjen duke rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë dhe për Policinë.
Po ashtu Kurti thotë se 15 milionë euro shtesë për vitin 2023, janë akorduar për rezervat shtetërore; 6 milionë euro për pikat doganore shtetërore; 40 milionë euro për investime për mbështetjen e ndërmarrjeve publike dhe 60 milionë euro për shtesat për lehona e për fëmijë.
