Murgeshat e Kalifornisë që kultivojnë kanabis, luten për fitime
Qarku Merced ndodhet në mes të Luginës Qendrore të Kalifornisë.
Në fermë ose shtëpi familjare, ka rreshta identike të të korrave, kudo ku hedh sytë.
Një nga këto shtëpi duket e thjeshtë nga jashtë, nuk ka asgjë të pazakontë për ndërtesën apo tokën përreth saj, përveç se ka një grup të vogël grash, të veshura me të bardha sipas zakoneve të pacënuara, duke djegur temjan dhe kënduar himne ndërsa ecin me hap duke bekuar bimët e tyre të kanabisit.
Këto gra janë "Motrat e Luginës", të njohura më mirë si Murgeshat Weed ( Murgeshat e farave të këqija).
Të udhëhequra nga motra Kate, gratë janë anëtare të një grupimi të vetëshpallur murgeshash të cilat identifikohen si shëruese dhe feministe, por më e rëndësishmja, njerëz të biznesit. Ata nuk përfaqësojnë një fe zyrtare, raporton BBC.
"Zgjodha një industri që është e ngatërruar, ndoshta do të më duhet të bëj shumë dredhira dhe anashkalime." thotë Motra Kate.
Ajo i referohet të gjitha teknikave konfuze në ligjet që rrethojnë industrinë e kanabisit në Kaliforni.
Kalifornia ishte shteti i parë që legalizoi marijuanën mjekësore në vitin 1996, dhe përdorimi rekreativ ka qenë i ligjshëm që nga viti 2016.
Ligji i shtetit, megjithatë, është plot me boshllëqe rregullatore, që do të thotë se ligjshmëria e kultivimit të marijuanës ndryshon nga qarku në qark dhe nga qyteti në qytet.
Pra, përdorimi i kanabisit është i ligjshëm në shtet, gati dy të tretat e qyteteve të Kalifornisë kanë ndaluar bizneset e marihuanës, ndërsa të tjerët e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë marrjen e lejeve.
Kjo do të thotë që për Motrat e Luginës, rritja e 60 bimëve të tyre, këtu në Merced County, është e jashtligjshme.
"Sherifët e dinë këtë, ata thjesht më lejuan ta bëj, por në të vërtetë nuk ka asnjë arsye që ata të më lejojnë " pranon motra Kate.
“Ata mund të më kishin ndaluar deri tani vetëm sepse është e paligjshme që kanabisi të rritet në këtë qark. Por unë mendoj se ata e dinë se ne do ta sfidonim ligjin dhe do ta ndryshonim atë më pas... Dhe mendoj se ata e dinë se do të ishte një luftë që nuk do donin ta ndërmerrnin." – shton motra Kate.
Ka një shtëpi të dytë në pronësi, të cilën motrat e quajnë "abbey", aty bëhet i gjithë prodhimi i ilaçeve.
Motra Camilla hedh me kujdes vaj CBD (Cannabidiol ) super të fortë në një shishe me tretësirë.
Ata prodhojnë dhe shesin të gjitha ilaçet dhe përzierjet e tyre me bazë kanabisi, një biznes që para pandemisë fitonte 1.2 milion dollarë në vit.
Shitja përmes farmacive mund t'i ndihmojë ata të rimëkëmben, por kjo do të nënkuptonte edhe më shumë rregullore dhe taksa më të larta.