Krisje mes Trumpistëve

Ish-presidenti Donald Trump tha se do të zhvillojë një tubim në 6 nëntor, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve afatmesme në Florida, por duket se ka anashkaluar guvernatorin e këtij shteti Ron Desantis, i cili gjithashtu kërkon rizgjedhjen.

Mospërfillja duket se ka zemëruar disa persona pranë guvernatorit republikan.

Ardhja e Trump në Florida do të eklipsojë të gjitha aktivitetet e fushatës së Ron DeSantis në shtetin e tij, i cili kërkon një mandat të dytë në krye të shtetit.

Siç raporton media Politico, një person me ndikim në rrethin e DeSantis tha, se ishte një bërryl në fytin e Ronit duke fajësuar këshilltarët e Trump.

Një këshilltar i zotit Trump kundërshtoi çdo konflikt midis ish-presidentit dhe DeSantis, i cili mund të jetë rivali i mundshëm i Trump në primaret e vitit 2024 nëse dy republikanët vendosin të kandidojnë për Shtëpinë e Bardhë.

Sipas këshilltarit, tubimi i Trump në Florida është pjesë e një turneu në katër qytete që ish-presidenti po bën përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit.
Trump dhe DeSantis janë në një lloj lufte të ftohtë, megjithëse të dy i kanë nënvlerësuar konfliktet në publik.

Trump shpesh ka marrë merita për suksesin e DeSantis, duke pretenduar se miratimi i tij për guvernatorin e Floridës në primaret e 2018-s e çoi DeSantis në avantazh.