"Janë dy dashuritë më të mëdha të jetës", këngëtari Kristi Kakanaqi tregon dilemat dhe i kërkon falje bashkëshortes
Kristi Karkanaqe, artisti që e nisi karrierën nga rruga, ishte i ftuar në "Jeto me Orën" në Rtv Ora.
Edhe pse prej kohësh ka mundur të hapë dyert për të qenë në skena të eventeve të ndryshme, rrugën thotë se nuk e ka braktisur asnjëherë.
"Aty është forca ime. Të këndojnë Zoti u ka dhënë talentin shumë njerëzve. Por mënyra si gjejnë formën për të qenë afër njerëzve, kjo na bën të veçantë. Ky jam unë, kjo është forca ime të jem afër njerëzve. Takon njerëz të rinj, gjej energji të reja. Më dalin dhe punë se thonë ky këndon, kam një dasmë. Është i njëjti publik por arti, komedia fillesat i kanë nga rruga. Skena është konturimi i rrugës, ca drita më shumë".
Tregon se aty gjen energjinë sa herë është i mërzitur.
"Në ditët e mia më të mërzitura marr forcë të dal të këndoj në rrugë. Tani që jam bërë baba jamë kryesisht në Tiranë. Më përpara kam lëvizur shmë, Prishtina ka qenë një vend shumë i bukur, në Shkodër, Pogradec".
Por artisti tregon se muzika kërkon shumë angazhim dhe tashmë që është dhe baba vazhdimi i saj e ka vënë herë pas herë në dilemë.
"Realisht mes muzikës dhe familjes këto kohë kam qenë në nnë dilemë shumë të madhe, po më merr shumë kohë dhe më duhet ndonjëherë të zgjedh dhe të prish punën me bashkëshorten. Janë dy të dashuritë e mia më të mëdha të jetës. Secila do kohën e vet, shpesh herë muzika më merr më shumë emocionin. I kërkoj falje Adës".
Në fëmijëri, ai është marrë dhe me cirk.
"Ka qenë shumë u bukur, më mbajti të lidhur me një botë tjetër. Të qënit më afër fëmijëve. Është një botë më e çiltër".
