“Me e lidh kokën me shami”, këngëtari tregon momentin e veçantë

Kantautori dhe këngëtari Klinsman Llazani në “Jeto me Orën” ndau një nga momentet që e ka emocionuar më shumë gjatë realizimit të recitalit dy ditor në Shkodër.

Ai tregoi se si një person i paralizuar ka dashur të ndjek me patjetër koncertin e tij dhe kjo e ka emocionuar shumë.

Klinsman Llazani: Përveç emocioneve që kam marrë nga duartrokitjet e publikut, 4 a 5 ditë para koncerti më thotë roja që një grua donte të më takonte. Kur dola më thotë kam burrin të paralizuar. Kur i kam thënë që do realizosh koncert më tha që dua të shkoj se s’bën.  Do të marrim dikë të na ndihmojë, dhe ishte një emocion i madh. I thash dy biletat i ke prej meje. Ishte një emocion i madh. Unë kisha kërkesa edhe për natën e tretë. Me e lidh kokën me shami.

Ai do të mbajë edhe koncerte të tjera.

“Koncertin dua ta bëj dhe në Gjakovë e Shkup, koncert tjetër në Shkodër dua ta bëj pas disa vitesh por me këngë të reja”, tha ai.