U hoq nga Instagram e Tik Tok për komentet mizogjene, Andrew Tate konvertohet në mysliman
Kickbokseri britaniko amerikan, Andrew Tate duket se ka vendosur të konvertohet në mysliman. Ai ka publikuar një video ku duket duke u lutur në xhami në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Videoja e publikuar u bë menjëherë virale.
"Çdo i krishterë që beson në të mirën dhe që është i vetëdijshëm për luftën e vërtetë kundër së keqes, duhet të konvertohet. Jini të durueshëm! Premtimi i Allahut është i vërtetë (Kur'an 30:60)", shkruan Tate në platformën Gettr
Personazhi kontroversial në internet tërhoqi vëmendjen në vitin 2016 kur u përjashtua nga spektakli i Big Brother në Britani për një video ku ai sulmonte një grua.
Ai deklaroi se video ishte e montuar. Gjithashtu për shkak të komenteve mizogjene Tate i është ndaluar aksesi nga Twitteri, Facebooku, Instagrami dhe TikToku.
