Midis mjekësisë dhe politikës, Besnik Jakaj: Investimi më i madh në jetë familja
Mjeku nefrolog, Besnik Jakaj në një intrvistë në “Jeto me Orën” në RTV ORA tregoi rreth zgjedhjes së tij për tu bërë mjek, angazhimit në politikë si dhe dedikimit ndaj familjes.
Për Jakajn mjekësia ishte ndër degët e preferuar por një ndikim kanë pasur dhe fjalët e të atit.
Besnik Jakaj: Ishte fillimi i viteve ‘92 që u hapën konkurset e para. Fitova në degët që kisha aplikuar. Isha mes juridikut dhe mjeksisë. Mbaj mend gjithmonë se babi vendosi me 2 fjalë. Më thotë im atë Toni: “Po deshe të shkollohesh nuk mund të shkollohesh në një shkollë që bëhet natën apo me korrespondencë, vetëm aq” dhe isha unë që zgjodha.
Mjek në profesion por angazhimet e tij kanë qenë të shumta në filli si student dhe më vonë angazhimi në politikë. Fillesat ishin që në gjimnaz.
Besnik Jakaj: Që kur isha maturant, bëmë disa kërkesa te drejtoria e shkollës. Në fakultet organizimet studentore janë gjëja më e bukur e njeriut. Është e patolerueshme nëse ti nuk kërkon të drejtat e tua dhe ato që të takojnë. Kemi filluar me Unionin Studentor. Organizimet më intensive i kemi nisur më 1998. Kemi hyrë në grevë urie 93 student. Ajo që na lidhte me njëri tjetrin ishte ndërgjegjësimi qytetar, e drejta për të kërkuar të drejtat e tua.
Profesioni dhe angazhimet thotë se shpesh e detyronin të mos kalonte kohë me familje. Sipas tij investimi më i madh është familja.
Besnik Jakaj: Në fakt ke mungesa për shkak të profesionit dhe angazhimeve. Në finale çfarëdo që të bëjmë në jetë, investimi më i madh është për familjen tonë, për shpirtin, por dhe për shoqërinë është familja që kemi. Për shkak të angazhimeve kam pasur mungesa. Një cilësi që mi mbulon dhe në një farë mase dhe mëkatet se unë jam njeri social nga natyre. Bashkëshortja ka qenë mbështetje shumë e madhe. Milena nuk e ka dashur jetën publike por në fushatën e fundit e kam pasur mbështetje, e ka kaluar këtë.
Sa i përket raportit me fëmijët tregoi se nuk është autoritar.
Besnik Jakaj: Ne kemi të drejtat tona dhe duhet ti edukojmë, nuk jam autoritar me fëmijët fare, kjo vjen dhe nga koncepti që unë kam. Njerëzit e lirë janë më të aftë dhe më të ndershëm. Ne kemi të drejtat tona dhe duhet ti edukojmë por fëmijët kanë të drejtat e tyre dhe duhet të dëgjohen. Fëmijët bëjnë kërkesa gjithmonë dhe Kërkesat janë të realizueshme por vetëm ato që janë të arsyeshme.
