“Lajthitja” që po i kushton karrierën Kanye West

Të gjithë yjet e Holywoodit dhe bizneset janë bërë bashkë duke bojkotuar dhe prerë marrëdhëniet me rrepistin amerikan Kanye West. Kanë qenë disa komente të rënda anti-Semite që kanë sjellë këtë reagim të fortë, madje edhe të ish-gruas së tij Kim Kardashian.

Kompania e famshme Adidas ka ndërprerë lidhjet me këngëtarin Kanye Ëest. Disa komente të rënda anti-Semite sollën presion të madh ndaj kompanisë dhe kundërpërgjigje të fortë ndaj këngëtarit nga të gjithë kolegët e tij.

"Adidas nuk e toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër gjuhe urrejtjeje," tha kompania në një deklaratë të martën. 

“Komentet dhe veprimet e fundit të Ëest kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme. Ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë,” thanë zyrtarët e Adidasit.

Marka gjermane e atletikës tha se vendimi për të ndërprerë partneritetin e saj me Ye "menjëherë" erdhi pas një "shqyrtimi të plotë".

Komentet e West në rrjetet e tij sociale kanë ngjallur reagim të fortë nga shumë yje të shoë bizzit nëpër botë. Të gjithë i kanë dalë kundër me komentet e rënda që ai ka bërë.

Lëvizja e Adidasit parashikohet të ketë një “ndikim afatshkurtër deri në 250 milionë euro” në të ardhurat e West.

Edhe Kim Kardashian, ish-bashkëshortja e West, ka dalë kundër kur shkroi  të hënën në Twitter se ajo qëndron së bashku me komunitetin hebre dhe bën thirrje kundër gjuhës së urrejtjes ndaj tyre.

Kanë mjaftuar disa komente të shkurtra në rrjetet sociale me një gjuhë të fortë urrejtjeje që Ëest të gjendet i izoluar në marrëzinë e tij. Përveç Adidasit, kompani të tjera janë gati për të prerë lidhjet me të.