CEO turk tregon sekretet e operacioneve plastike në Shqipëri

Bilal Kara ka studiuar për ‘Menaxhim biznesi’ në Amerikë.

CEO i Sant Plus tregon se si e zhvilloi rrjetin e spitaleve të “Sante Plus”dhe se si u ndërtua dhe spitali në Shqipëri.

Bilal Kara: Kjo histori është një pjesë interesante e jetës sime. Fillimisht shkova në Amerikë për të kryer masterin, jetova 4 vite atje. Gjithashtu mjekësia ëhstë procffesion që rrrjedh në familjen tonë. Të gjithë janë të përfshirë në mjekësi. Vizita ime e parë ishte në vitin 2003. Vizitova Tiranën dhe krijuam një netuork dhe bëmë të mundur të merrnim disa pacient në stamboll. Pasi pat shumë raste suksesi u inkurajuam të hapim spitale në Shqipëri, kosovë dhe Maqedoni. Unë jam drejtor i grupit por kemi drejtues të mirë dhe të suksesshëm në çdo shtet. Do të rritemi akoma më shumë brenda këtij vendi.

Në një intervistë në emisionin “Why Not” me moderatoren Roza Lati doktori tregoi se cili është çelësi i suksesit për ta.

Bilal Kara: Kur fillova të krijoja këtë network në Turqi dhe në shtetet e Ballkanit motoja ime ishte shëndet për të gjithë. Shëndeti privat nuk duhet të jetë privilegj për një pjesë të vogël të shoqërisë por për të gjithë. Për të arritur këtë kemi bërë një politikë sociale rreth çmimeve. Kjo do të thotë se pacientët nuk do të kenë barrë të madhe sa u përket çmimeve të operacioneve. Njëkohësisht duhet të jemi të aftë të mos i ulim standardet. Kjo balancë është shumë e rëndsishme.

“Për momentin kemi shumë operacione të suksesshme. Kemi arritur balancën çmim cilësi. Shumica e atyre që kanë marrë këtë shërbim tek ne i konsiderojnë çmimet shumë të arsyeshme. Nëse diçka është e pamundur të realizohet në Shqipëri ne i çojmë në Turqi”, tha ai.