Çfarë vutë re në fillim? Bëni testin për të zbuluar më shumë rreth vetes suaj
Hidhini një sy imazhit të mëposhtëm.
Çfarë patë më parë? Pikërisht këndvështrimi juaj do të përcaktojë disa tipare të personalitetit tuaj.
1. Nëse patë një makinë
Nëse imazhi i parë që arritët të dallonit ishte një makinë, kjo do të thotë që liria është shumë e rëndësishme për ju. Ju pëlqen të udhëtoni dhe një ndër prioritetet tuaja është të shkoni në sa më shumë aventura. Ju e shijoni jetën dhe bëni atë që ju vjen natyrshëm.
2. Nëse patë një burrë me dylbi
Nëse imazhi i parë që arritët të dallonit ishte një burrë me dylbi, kjo do të thotë se ju jeni një person që keni tendencën t'i analizoni gjërat. Megjithatë, shpeshherë mund të shpërfillni detajet e vogla. Ju jeni një person që mëson shpejt dhe me anën vizuale. Por duhet të bëni një përpjekje për t'i kushtuar pak më shumë vëmendje detajeve, pasi kështu nuk do të humbisni gjëra të rëndësishme.
