Poni: “Dashuria labe”, kënga ime më e pëlqyer nga publiku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2022, 22:25
Albumi “Dashuria labe”është ndër këngët që është pëlqyer shumë nga publiku.
Poni në një intervistë në emisionin “Why Not” me moderatoren Roza Lati tha se kjo këngë ka qenë nder ato këngë që po të kishte pasur rrjete sociale nuk do kishte nevojë të shkonte në koncerte për shkak të shumave që mund të fitonte.
Poni: Albumi “Dashuria labe” ka qenë ndër albumet që nëse do të kishte pasur rrjete sociale ose dhe platforma të tjera siç janë sot unë nuk do të kisha nevojë të shkoja nëpër koncerte nëpër avione siç shkoj sot.
