“Jashtë pritshmërive”, Klinsman Llazani tregon si shiti 1008 bileta për recitalin e tij

Këngëtari, Klinsman Llazani në një intervistë në “Jeto me Orën” foli rreth recitalit që ka mbajtur në Shkodër si dhe planeve që ka në të ardhmen.

Llazani tregoi se fillimet si këngëtar i ka që në vegjëli.

Klinsman Llazani: Unë fillimet i kam nisur që në moshën 6 vjeçare. Në koncerte, them kam aq shumë vite sa harroj kur kam filluar. Kam marrë pjesë te “Bilbilat e vegjël” në Shkodër. Ne jemi më lokal, e duam Shkodrën.

Me punë ja arriti të realizonte një recital të tijin.  Gjithçka e realizoi vetë, madje ai thotë se biletat e koncertit i ka shitur vetë, vetëm përmes afishimit të një numri telefoni.

Klinsman Llazani: Kisha recitalin. Ata emocione që kam përjetuar ato dy net duhet të jesh aty që ti kuptosh këto emocione. Kam qenë live dhe thoja ky publiku që më mbështet çdo natë a duhet të bëj një koncert. Pyes një profesor të Shkodrës dhe  i hash: Kur mund ta bëj një recital? Më tha: “Kur të plakesh, po tani more e ke moshën”. Gjithçka e kam realizuar vetë, të gjitha biletat i kam shit 3 ditë para, i kam rezervuar me numër telefoni. Vetëm me një numër telefoni që kisha afishuar janë shitur 1008 bileta. Të jem krejt i sinqert kur bija të fle e mendoja natn e dytë që kam me lënë kokrrën e namit nuk do të vijë  kush por më doli jashtë pritshmërive.

“Qoftë suksesin qoftë dështimin dua që ta ndjej vetë. Mbështetjen e kam pasur. Pa mbështetje nuk mund të bësh as hapin më të vogël”, tha ai.