Ja çfarë operacionesh kërkojnë meshkujt shqiptarë

Në një intervistë në emisionin “Why Not” me moderatoren Roza Lati menaxheri i "Sante Plus" Bilal Kara ka treguar se cilat operacione kërkojnë më së shumti meshkujt shqiptarë.

Sipas Kara ka shumë shërbime në të cilat meshkujt shqiptarë janë të interesuar por më së shumti interesi i tyre është për mbjelljen e flokëve.

Bilal Kara: Kur ne flasim rreth operacioneve estetike nuk flasim vetëm për gratë por dhe për burrat. Ka shumë shërbime në të cilat ato kanë interes. Sidomos mbjellje flokësh. Ka shumë interes se pas të 30-tave është një faktor gjenetik që ndikon te flokët e meshkujve duke i bërë ato që të bien nuk ka trajtim tjetër për këtë gjë, as shampo as suplemente nuk janë një kurë. E vetmja kurë e mundësuar deri më tani është transplanti i flokëve.

Bilal Kara thotë se tashmë kirurgjia plastike nuk është më një tabu.

Bilal Kara: Në Sante Plus kemi mjekë shumë të mirë për transplantin e flokëve, zotërinjtë pajisen me flokët origjinal për një kohë të shkurtër dhe me rezultate të mëdha.  Ja them gjithë zotërinjve që kanë këtë lloj problemi pse të mos zgjedhin Sante Plus. Kirurgjia plastike nuk është më një tabu këtë duhet ta pranojnë të gjithë.