Poni tregon prapaskenat e videoklipit “Kripa”
Poni është këngëtarja që muzikën popullore e modernizoi dhe e bëri trendin e kohës në vitet 2005.
Në një intervistë në emisionin “Why Not” me moderatoren Roza Lati, Poni tregoi prapaskenat e videoklipit Kripa.
Poni: Ka qenë një ditë gushti shumë e nxehtë. Ajo që na solli vështirësi ishin temperaturat shumë të larta gjatë xhirimeve. Kisha dhe figurantë në xhirime, kisha një orkestër që donim ta sillnim live dhe shikoj që dhe pse konsumohej shumë ujë njerëzit ishin të djersitur të lodhur por një pjesë nuk e shprehnin. Ata nuk shpreheshin por unë isha shumë në siklet që të mbaroja shpejt sepse e shikoja që vështirësia temperaturat po bënin të vetën.
Ajo tregoi dhe gjithashtu se në cilin zhaner muzikor ndihet më mirë.
Poni: Ne nga labëria i kemi të dyja pak kripë pak mjaltë, kripën na e jep deti kurse mjaltin e kemi të lindur. Bëj shaka por ishte një ide që erdhi në studio. Kishte pak kohë që isha shkëputur dhe doja të kthehesha aty ku e kisha nisur. Mendoj se ajo është gjëja që bëj më mirë. Ndihem shumë mirë dhe tek popullorja më duket sikur aty jam 100 për qind.
