Gruaja i mbijeton sulmit të ariut duke goditur hundën e kafshës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2022, 22:53
Një grua në shtetin e Uashingtonit i mbijetoi një sulmi ariu të shtunën pasi e goditi kafshën në hundë, tha një zyrtar.
Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, po e nxirrte qenin e saj në qytetin Leavenworth, në mes të shtetit, kur ajo "u sulmua nga një ari i zi i rritur", tha departamenti i peshkut dhe kafshëve të egra në Uashington .
Zyrtarët e kafshëve të egra gjurmuan dhe vranë ariun dhe kapën dy këlyshë.
Ariu e rrëzoi gruan në tokë, tha Beausoleil, dhe mw pas pasoi një “luftë” mes tyre. “Ishte thjesht instinkt për të. Ajo thjesht u kthye dhe e goditi atë në hundë.”
Gruaja ka pësuar lëndime jashtë rrezikut për jetën.
Agjencia tha se ka pasur vetëm një sulm të regjistruar fatal të ariut të zi në shtet, në vitin 1974.
