Vdekja e Lear Kurtit, Berisha: Shpirtin ia morën xhelatët me uniformë, disa prej tyre të droguar
Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim me median deklaroi se ndaj Lear Kurtit që humbi jetën mbrëmjen e 19 tetorit, u ushtrua dhunë dhe se i riu u vra "nga xhelatë me uniformë"
Sali Berisha:Tanimë s'ka dyshim se Lear Kurtit i morën shpirtin xhelatë me uniformë dhe pasi i morën shpirtin e dërguan në spital në kundërshtim flagrant, duke i bërë autopsinë pa praninë e familjarëve dhe avokatit të tij. E bënë si bandë për të fshehur krimin e shëmtuar. Një akt i tillë ndodh vetëm në dikataura," tha Berisha.
Sipas Berishës, Kurti ishte duke ecur në rrugë duke folur në telefon kur u sulmua nga policia.
Sali Berisha: "Investigimet faktuan se mbi Lear Kurtin një bandë prej 4 policësh, sigurisht prej tyre të droguar u vërsulën mbi një egërsi njerëzore.Këto filmime faktuan se Ardi Veliu, ky mashtrues i paskrupult gënjeu shqipëtarët kur deklaroi Lear Kurti po qëndronte para një objekti për të dhënë përshtypjen se ai po përgatitej për një akt delinkuent. Ndërkohë që ai po ecte i vetmuar duke folur në telefon. U hodh poshtë dhe se sipas tyre patrulla prej 2 policësh e ndaloi atë. Pranë tij, në barbarinë që u ushtrua ndaj tij në rrugë, ishin 4, mos më shumë policë e banditë me uniformë"
Ai u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin protestat për 32 vjeçarin e paralalelisht u kërkoi pedagogëve të vijojnë të mbrojnë kauzën e tyre.
"Ftoj të rinjtë të ngrihen e të vazhdojmë protestat e të japim përgjigjen e merituar Edi Ramës" tha Berisha.
Sot kryetari i PD-së ka një takim me të rinjtë nga ku pritet të konkretizohet data e nisjes së protestës iniciuar nga kjo forcë politike.