Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Jo vetëm studentë por dhe pedagogë janë larguar nga vendi
Pedagogët kanë dalë sot sërish në protestë përpara Korpusit universitar.
Prej një jave ata kanë bojkotuar mësimin ndërsa vazhdojnë protestën e tyre derisa kërkesat e tyre të plotësohen.
Në protestën e tyre sot ata deklaruan se u kanë dërguar Presidentit të vendit, institucioneve kombëtare e ambasadave një letër të hapur me kërkesat e tyre.
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë, Aleksandër Kovaçi deklaroi se lënia pas dore për një kohë të gjatë e arsimit të lartë ka bërë që jo vetëm studentë, por edhe pedagogë të largohen nga vendi.
"Mungesa e vëmendjes dhe mbështetjes finaciare për një kohë të gjatë nga të gjitha qeveritë kanë ndikuar në largimin e rinisë nga vendi në kërkim të një edukimi cilësor. Me të njëjtat motive është larguar gjithashtu dhe një pjesë e stafik akademik, drejt vendeve të zhvilluara.
Shpopullimi i vendit dhe boshatisaj e auditorëve të vendit është një çështje e njohur me shtrirje kombëtare. Trupa e punonjësve të universiteteve publike, e përfaqësuar nga sindikata e punonjsev të arsimit të lartë të Shqipërisë i është drejtuar qeverisë me disa kërkesa të karajkterit ekonomik, administrativ dhe ligjor.
Qeveria është përpjekur ti konsiderojë ato si këresa me indicje politike me qëllim të lënies pazgjidhur të problematikës së arsimit të lartë publik.
Kjo reflektohet dhe nga rritja vetëm 7% nga ana e qeverisë e pagave, që nuk mbulon as indeksimin e inflacionit të vitit 2022," tha ai.