Po transportonte emigrantë, 52 vjeçari nga Tirana kapet në aksin Tepelenë - Memaliaj

Një 52 vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar me makinën e tij 5 emigrantë

Burri nga Tirana u ndalua në aksin nacional “Tepelenë-Memaliaj”.

"U kap  duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt fitimit, 5 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit" informoi policia.

Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe 1400 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni u kodua "Road Guard 46".