Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me qepenin e një dyqani, plagoset shoferja në Lezhë
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 24 Tetor 2022, 10:07
Një grua ka mbetur e plagosur, pasi humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me qepenin e një dyqani në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Nënë Tereza ndërsa e plagosura u dërgua për ndihmë mjekësore në spital.
Në momentin e ngjarjes dyqani ishte i mbyllur, ndërsa policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.