"Boll më me iluzione, u plaka" Nadir Mura i hyn studimeve

Nadir Murra është i njohur si iluzionist por ajo që tashmë ai i kushton kohë është historia e shqiptarëve.  

Ai jeton në Itali dhe hulumton mbi historinë e shqiptarëve.

Në emisionin “Jeto me Orën” Murra tregoi se si nisi të hulumtonte mbi historinë madje ngriti disa pyetje retorike që legjitimojnë atë që ai ka zgjedhur të bëjë.

Nadir Murra: Filloi rastësisht studimi.  Ideja e zbulimeve ndodhi për shkak të një bisede. Unë duke mos njohur veten, tashmë mundohem të shkoj te gjeneza, fillimi. Ku është problemi nëse dikush ka fjetur deri dje dhe zgjohet sot? Do të kërkosh të kaluarën, ku është problemi të hulumtosh? Pyetja e 5-të është ku është problemi i të tjerëve? Boll më me iluzione, u plaka.

Ai u rikthye dhe pas në kohë ku foli për programin që ka realizuar.

Nadir Murra: Për herë të parë një iluzionist bëri një program “Enigma”. Unë bëra një truk. Thoja ne të emisionit enigma kemi zbërthyer këtë, këtë, këtë dhe pas 10 viteve doli që isha unë. “Enigma” bëri diçka që nuk e kishte bërë askush. Unë nuk kalova as anën që ekziston as anën që nuk ekziston. Sot shoh me 10-ra programe që duan të bëhen si “Enigma” dhe me qindra njerëz që do të vijojë ai program.