Kosova kriminalizon testin e virgjërisë, Lekatari: Nuk të jep certifikatë mjeku, ai e ka biznes
Testimi i virgjërisë” cilësohet vepër penale me kodin e ri që votoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 12 tetorit.
Kërkimi i këtij testi do të sanksionohet pasi shkel të drejtat themelore të njeriut.
Për të folur rreth kësaj teme të ndjeshme në Kosovë pro edhe në Shqipëri të ftuar në "Jeto me Orën" ishin Dea Toçi, avokate, Entela Binjaku, sociologe dhe Zhaklin Lekatari.

Binjaku: Kjo dukuri shfaq reminishenca të së kaluarës. Ka një sfond historik pas.Kjo temë vijon të mbetet e rëndësishme për disa njerëz, ekskluziviteti mbi trupin e një gruaje. Shumë meshkuj e pranojnë këtë fakt si pikënisjen e një lidhje të mirë, të lumtur edhe nëse pas saj qëndron një fallcitet, një truk mjekësor.
Lekatari: Jetojmë në një shoqëri shumë patriarkale, kolektive. Të gjithë sëbashku marrim verndime për individin. Një vemdim kaq individual bëhet çështje e të gjithë shoqërisë. Virgjëria bëhet vetëm për gruan. Virgjëria është konstrukt kulturor dhe fetar. Nuk kemi defionicion të saktë të virgjërisë. I virgjër ti je kur nuk je angazhuar në marrëdhënie seksuale. Ne virgjërinë e lidhim automatikisht me himenin që është një membranë në trupin e gruas që në çdo trup është i ndryshëm.
Ka vajza që e kanë të paprekur himenin e tyre dhe nëse kanë kryer marrëdhënie seksuale, ka vajza që e kanë të prekur himenin edhe nëse nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale.Mjeku nuk mund ta thotë nëse një vajzë është e virgjër apo jo. Duke qenë probleme kulturor kemi dështuar të gjithë. Fakti që në Kosovë u kriminalizua testi i virgjërisë ka dhe një rikthim të virgjërisë.
Është shumë i vështirë të bëhet rikrijimi, qepja.Kur partneri e merr partneren dhe e çon te doktori ai nuk do të japë një certifikatë virgjërie, por është një mënyrë e dhunshme për të kontrolluar partnere. E çon te mjeku dhe i kërkon të tregojë nëse ka kryer marrëdhënie seksuale apo jo. Nuk të jep certifikatë mjeku, ti do bazohesh te fjala e tij. Kjo krijon dhe një biznes të vogël.
Toçi: Si koncept virgjëria i vishet aspektit fetar por në asnjë nga librat e shenjtë nuk përmendet virgjëria specifikisht. Është një mburojë që kanë krijuar njerëzit. Në Kosovë, shumica janë myslimanë.Në ansjë vend të librit të shenjtë nuk përmendet që gruaja duhet të merret e virgjër. Sa i takon ligjit, do të dënohet si nxitësi i testit ashtu dhe personi që e kryen. Do jenë dënimet më të rënda nëse vajza është e mitur, nëse kryhet në bashkëpunim apo me dhunë.
Projektligji është pjesë e disa ndryshimeve në kodin penal dhe pritet të kalojë në Kuvend.
