“Mike apo rivale” Anita Haradinaj: Ajo është mekanike, do e doja më njerëzore gjënë!
“Unë do i marr çdo gjë televizionit” kjo është shprehja e Anita Haradinaj, gazetares më simpatike në televizionet shqiptare, ku me humorin dhe sensualitetin e saj e ka bërë padyshim të gjithë publikun për vete.
E ftuar në D-Night në Rtv Ora nga Dajana Shabani ajo foli si asnjëherë më parë për jetën e saj personale dhe ekskluzive bashkë më fëmijët që i dërguan mesazhe duke e emocionuar atë.
“Dance with me” tashmë pjesë e saj si konkurrente, Anita si një zonjë spontane që është ka dy fjalë për produksionin që ajo po punon.
Anita Haradinaj: Alketa Vejsiu është yll dhe prezantuese e zonja në punën që bën. Unë e njoh televizionin frymë sesi merr dhe në fakt është pak mekanike dhe do e doja më njerëzorë gjënë, por në prapaskenë, prapa kamerave sillet mirë, por duke e ndjekur në ekran mund t’a gjykoj tek kjo pjesë. Flet shpejt dhe e bën mekanikisht gjënë, por secili ka stilin e vet.
Vera Grabocka është e paparë, shumë punëtore dhe nuk kisha mundur të shikoj një njeri me kaq energji, punëtore dhe ambicioze saqë një ditë i thashë ‘moj grua a shkon ndonjë ditë në shtëpi se na lodhe, na e more shpirtin’ Unë aty jam për Verën dhe jo për çmimin.
Ermal Mamaqi është super funny seriozisht…është i thirrur aty për batuta, super djalë i mirë.
Klaudia Pepa është një engjëll nuk di se çfarë të them për të.
Ilir Shaqiri ky e ka marrë shumë seriozisht këtë punë. Ai flet flet, por unë i them se nuk po konkurojmë për akademinë e arteve. (qesh)
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: