Ja si të dalloni mjaltin cilësor nga ai jo cilësor

Në emisionin "Ditë e Re" në RTV ORA Denald Gjata foli mbi dobitë që sjell mjalti në trupin e njeriut dhe si të dallojmë mjaltin cilësor nga ai me përmbajtje sheqeri.

I pyetur nga moderatori i emisionit se si mund t'a dallojmë mjaltin cilësor nga ai jo cilësor, ekperti tha se duhet të zhdukim së pari mitin e sheqerit në mjaltë.

Denald Gjata: Mjalti shqiptar është cilësor dhe në Angli një kavanoz me mjaltë shitet 150 paund. Është e vërtetë që ka mënyra si mund të dallohet mjalti cilësor nga ai jo cilësor, por më duhet të theksoj se mjalti që ngrin nuk do të thotë që nuk është cilësorë. Njerëzit mendojnë që nëse mjalti ngrin, kjo do të thotë që na kanë gënjyer kur na e kanë shitur dhe ai mjalt mund të ketë sheqer brenda. Mund të jetë e vërtetë,por ka dhe lloje mjalti që ngrin dhe kjo ndodh për shkak të përmbajtjes së polenit, pra varet nga çfarë lulesh është bërë mjalti.

"Mjalti i gështenjës nuk ngrin se nuk ka polen brenda, kështu që nëse porosisni mjaltë gështenje dhe është i ngrirë, kjo do të thotë që ju kanë mashtruar. Por, nëse porosisni mjalt shumëlulësh dhe është në gjendje të ngrirë kjo është normale."