Ja si mund të ndikojë kërcimi në jetën tonë
Në emisionin "Ditë e Re" ,RTV ORA ishin balerina Isida Mollayneri, këngëtarja Julian Lekoçaj dhe Ajla Gjyzeli instruktore kangoje.
Ata diskutuan për dobitë që sjell kërcimi dhe lëvizja në shëndetin tonë fizik dhe mendor.
E pyetur nga moderatorja e emisionit Arjola Shehu se si e gjykon kërcimin sot, Isida është shprehur se ka mangësi.
"Ajo që më shqetëson është fakti që sot mungon kërcimi,mungojnë programet për fëmijë ku përfshihet kërcimi, madje kërcimi nga balerinë profesionist mungon edhe në televizione shtetërore. Më parë, media i jepte rëndësi kërcimit dhe edukonte publikun, ndërsa sot në media shfaqet çfarë publiku do. Problemi është se kërcimi nuk po gjykohet më si vlerë dhe nga ana tjetër amatorët po prishin tregun. Unë nuk ndjehen e frikësuar aspak,por është problem që duhet diskutuar.", Isida Mollaymeri
Balerina ka folur gjithashtu edhe se si ka ndryshuar preferenca e publikut ditët e sotme bazuar në atë çfarë i serviret totalisht pa profesionalizëm.
"Sensualen nga vulgarja një fije peri i ndan. Ditët e sotme po pëlqehen shumë twerku. Nuk kam asgjë kundër twerkut si formë kërcimi, madje e shijoj. Por, mënyra si serviret bën diferencën. Twerk kërcen edhe Beyonce,por nuk ngjan vulgare. Lap dance është gjithashtu një kërcim i preferuar edhe për mua, por në Shqipëri është kthyer në vulgaritet.”, balerina.
Edhe Juliani ka ndarë të njëjtin mendim me balerinën, por në diferencë nga Isida ka shtuar që vulgariteti sjell klikime.
"Edhe unë kam të njëjtin mendim. Çdo ditë e më shumë po zhduket profesionalizmi dhe po zëvëndësohet me vulgaritet. Por ndryshe nga Isida ,unë do zgjidhja të kisha kërcimtare që kërcejnë twerk në atë lloj mënyre sepse sjell klikime dhe sjell target grupin e meshkujve. ", Julian Lekoçaj
Përsa i përket mënyrës më të re të mbajtjes së trupit në formë, Ajla Gjyzeli ka thënë se kango,ndryshe kërcimi i kangurit ka dobi për shëndetin fizik.
"Në fillim kango ka nisur si kërcime pupthi për të rregulluar problemet dhe deformimet me shtyllën kurrizore dhe ne ishim të parët që e sollëm në Shqipëri. Tani ka filluar të trajtohet më gjerë si kërcim edhe se nuk është kërcim i mirëfillté. Kangoja është një formë e ngjashme me palestrën dhe të rinjtë e sotëm po e shfrytëzojnë për t'u dobësuar. Unë kam himbur 15 kg vetëm nga kango.Mban trupin në formë, dobësohesh , rregullon qarkullimin e gjakut, forcon imunitetin dhe bëhesh njeri më energjik. Mos harrojmë që kërcimi dhe ushtrimet ndikojnë jo vetëm në përmisimin e gjendjes fizike ,por gjithashtu edhe në përmisimin e gjendjes emocionale dhe mendore."- Ajla Gjyzeli.

