Një 60-vjetor me 23 kg më pak, shef Titi: E kam bërë stomakun kuti shkrepseje, lidh përparësen dhe këpucët vetë
Vetëm dy ditë më parë ai festoi mes shumë surprizave 60-vjetorin e lindjes. I ftuar në "Jeto me Orën" në Rtv Ora shef Titi, kuzhinieri shumë i dashur i televizionit, tregoi sesi e gjeti kjo ditëlindje.
"Jam 23 kg më pak nga para 4 muajsh falë një ndërhyrje që bëra jashtë. Ndihem më mirë, fle gjumë më rehat, i lidh këpucët vetë, përparësen vetë. Tani mund të ec dhe deri te parkingu".
Tregon se nepsi ka mbetur aty por stomaku i thotë stop.
"Nuk kam probleme, kam neps të ha por nuk më lë stomaku. Është bërë sa një kuti shkrepseje".

Një regjim strikt ja vështirëson dhe profesioni.
"Nga mëngjesi unë ha keq. Pickoj gjatë gjithë ditës. Por nga një stomak si çorape grash u ridimensionua në një stomak të vogël dhe më jep ndjesinë e ngopjes shumë shpejt".
Një ditëlindje nuk mund të kalojë pa dhurata, por ai ndau me ne më të veçantën.
"Ime shoqe bashkë me çunat më bënë një dhuratë të veçantë, një motor".
