Zhaklin Lekatari apel burrave: Morali i shtëpive dhe familjeve shqiptare nuk gjendet midis këmbëve të gruas
Zhaklin Lekatari, gazetare e aktiviste, e ftuar në "Jeto me Orën" në Rtv Ora lidhur me temën e virgjërisë thotë se shoqëria shqiptare duhet të ndajë moralin ga seksualiteti.
Ajo pati dhe një apel për burrat shqiptarë që mos ta shohin moralin e familjes midis këmbëve të gruas.
Zhaklin Lekatari: Shoqëria jonë duhet të kuptojë që morali dhe seksualiteti janë dy dimensione të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Këta burra duhet të kuptojnë se morali i shtëpive dhe familjeve shqiptare nuk gjendet midis këmbëve të gruas, por gjendet në mënyrën si sillemi, si angazhohemi, çfarë kontributi japim në këtë shoqëri, sa e pasurojmë këtë shoqëri. Nëse ju bëheni policë të moralit duke kontrolluar organet gjenitale të vajzave dhe grave të familjeve tuaja ju nuk jeni burra. Më vjen shumë keq. Kjo nuk është burrëri!
